Anija me emigrantët e parë ankorohet në portin e Shëngjinit, policia njoftim zyrtar
Mëngjesin e kësaj të mërkure, anija “Libra” ka mbërritur pranë brigjeve të portit të Shëngjinit me 16 emigrantët e parë afganë.
Anija është shoqëruar nga dy varka të tjera të policisë dhe është ankoruar në port.
Policia e shtetit përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se anija Libra me 16 emigrantë në bord u ankorua në port dhe se nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.
“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, bën me dije policia.
Refugjatët afganë që mbërritën me anijen “Libra” do të jenë të parët që fillojnë jetesën e tyre në kampin e krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Procedura e aplikimit për azil pritet të përfundojë brenda 4 javësh. Emigrantët që plotësojnë kriteret do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk e kanë këtë të drejtë do të riatdhesohen pas qëndrimit në kamp.
Përshpejtimi i procesit për apelimet do të realizohet përmes lidhjeve me video me gjykatën e Romës, ku afati për shqyrtim është përgjysmuar në 7 ditë për shkak të dekretit të miratuar për fluksin e ri të refugjatëve.
16 emigrantët e parë udhëtuan me anijen e patrullimit 80 metra të gjatë, e cila ishte e shoqëruar nga një ekuipazh prej rreth 70 ushtarësh.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West