U kap me armë në Athinë, telefoni i zbulon shqiptarit lidhjet me mafian greke
Policia greke ka zbuluar lidhje të dyshimta me të ashtuquajturën “Mafia greke” në telefonin e 39-vjecarit nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.
Celulari i tij duket se ka “kontakte” me persona që dyshohet se janë lart në hierarkinë e grupeve të gjobvënies në Greqi.
Oficerët e sektorit kundër gjobvënieve në policinë e Athinës po hetojnë se ku do të përfundonte sasia e tritolit, për kë po transportonte 39-vjeçari dhe nëse do të përdorej në shpërthime të natyrës zhvatëse.
Ndërkohë është zbuluar dhe arsyeja pse ai u arrestua në 2008 dhe u lirua në 2015 edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.
Konkretisht Rrasa është arrestuar pasi është kapur me 4 kg heroinë dhe 40 kg marijuanë.
Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa ka qenë apeli ai që i ka dhuruar lirinë.
Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezuton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet