Shqipëria e Serbia bashkë për U-21, ja si u përgjigjet Armand Duka kritikëve

16 Tetor 2024 | 11:28

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në një lidhje të drejtpërdrejt këtë të mërkurë në Euronews Now, ku foli rreth kritikave që janë bërë ndaj tij, lidhur me organizimin e kampionatit europian U-21.

Edhe pse Duka është kritikuar për këtë kampionat, për shkak të bashkëpunimit me federatën serbe, ai u shpreh se fokusi duhet të jenë benefitet sportive.

Krahas kësaj, presidenti i FSHF sqaroi se pavarësisht konflikteve të mëparshme me Serbinë, duhet t’i jepet përparësi paqes me shtetin serb dhe forcimit të marrëdhënieve.

“Padyshim që i kam dëgjuar. Nëse duhet të rikthem pse kemi vendosur të zhvillojmë një event, ne kemi vendosur që të bëjmë një kampionat shqiptar për herë të parë në historinë e tij dhe të bashkëpunojmë me federatën serbe. Ishte një mundësi më shumë për t’a patur një kampionat të tillë, se ndryshe do ishte e pamundur. Le ta gjykojmë në këndvështrimin poztiv. Është më mirë që s’kemi bërë asgjë në Shqipëri apo duhet të kemi një kampionateuropian në Shqipëri. Kështu që në këtë këndvështrim duke qenë se  kemi benefite sportive, por edhe politike, ku fillimisht jam nisur nga benefitet sportive, me gjasat që do të miratohet ky kampionat sportive, jepen mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi. Unë mendoj që na intereson neve. Pavarësisht që nuk mundtë harrojmë se çfarë ka ndodhur më parë, na intereson më shumë,” –tha Duka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026