Financimi i paligjshëm i partive, Celibashi: KQZ nuk mund ta kontrollojë

16 Tetor 2024 | 16:48

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaron se institucioni që ai drejton nuk i ka mekanizmat për të verifikuar financimin e paligjshëm të partive politike. Për këtë, teksa raportoi në komisionin e posacëm të dezinformimit propozoi ndryshimin e kodit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon më shumë kompetenca për të verifikuar financimin e paligjshëm të partive politike apo kandidatëve në fushatat zgjedhore. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi raportoi këtë të mërkurë në komisionin e posaçëm për dezinformimin ku kërkoi nga kuvendi ndryshime në kodin zgjedhor.

“Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur për KQZ. Besoj do ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të merrte më së paku informacion e mandej të vlerësonte dhe monitoronte financime që vinë nga veprimtari të paligjshme. Është themelore dhe do duhet të ndryshojë financimi i palëve të treta, Kuvendi i Shqipërisë dhe paraprakisht partitë politike të adresojnë këtë shqetësim nëpërmjet ndryshimeve përkatëse të Kodit Zgjedhor”,-tha Ilirjan Celibashi.

Përballë kësaj kërkesë, kryetari i komisionit Erion Braçe është i këtij mendimi.

“Edhe mundet. zoti Celibashi sot ka folur për të tretët që financojnë partitë politike. Te të tretët ne kemi fenomene që jemi hasur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Në komision raportoi edhe Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri, i cili deklaroi se janë mbyllur155 domaine ruse dhe 8 të tjera që i përkasin grupeve të hakerimit të të dhënave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026