Vota e Diasporës/ Celibashi zbulon si do sigurohet fshehtësia dhe transparenca
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euroneës Albania ku tregoi se si do të sigurohet fshehtësia dhe transparenca e vootës së diasporës.
Celibashi tha se KQZ do të përpiqet që procesi i votimi të mos cedojë garancia dhe siguria e procesit të votimit, e fshehtësisë së votës dhe e transparencës së këtij procesi. Ai tha se sa i takon shërbimit postar, për këtë do bëhet një konkurrim dhe sa më shpejt kjo gjë të bëhet aq më i lehtë do bëhet procesi.
“Edhe vendet me demokraci të konsoliduar prej dekadash, kanë pasur problem. Ajo që mbetet e rëndësishme në këtë proces e ku ne nuk duhet të cedojmë është garancia dhe siguria e procesit të sigurimit dhe identifikimit të votuesve nga jashtë, ne nuk do duhet të kemi asnjëlloj problemi dhe e dyta, garancia dhe siguria e procesit të votimit, e fshehtësisë së votës dhe e transparencës së këtij procesi.
Natyrisht në këtë tentativë të parë ne nuk mund të akomodojmë dot të gjitha kategoritë e votuesve nga jashtë, por ama në një lloj mënyre ne duhet ta krijojmë këtë oportunitet. Nga takimi që bëm me operatorët e shërbimit postar, të cilët kanë eksperiencën e vendeve të tjera, ne akoma nuk e kemi vendosur, pasi për këtë porces do ketë një konkurrim, por sa më shpejtë ne të vendosim për problematikat që ne sot i kemi identifikuar teknike, aq më i lehtë bëhet procesi. ”,-tha Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Si do votojnë emigrantët?! Celibashi shpjegon si do funksionojë platforma online
- Presidenti Biden bisedon me Netanyahun, Izraeli vazhdon sulmet në Gazë dhe Liban
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon