Si do votojnë emigrantët?! Celibashi shpjegon si do funksionojë platforma online

9 Tetor 2024 | 21:50

Kryetari i komisionit qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të mërkurë i  ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka treguar me detaje se si emigrantët të cilët duan të shprehin vullnetinj e tyre me votë nga vendi ku ata jetojnë, do mund ta bëjnë këtë.

Ai tha se votuesit do kënë mundësinë të aplikojnë në platformën online e cila do të menaxhohet nga KQZ, ku të gjithë ata që kanë interes për të votuar do bëjnë aplikimin,

Sipas tij kjo platformë do garantojë plotësisht identitetin e votuesve.

“Më 11 janar ata do fillojnë të rregjistrohen në platformën online. Ata duhet të të vërtetojnë që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë, apo gjenden në ditën e votimit në mënyrë të përligjur jashtë territorit të shqipërisë. Do duhet të kenë një adresë të saktë, në këtë adresë do u dërgohet fleta e votimit nga KQZ.

Nëse ngelemi te çështja e rregjistrimit dhe mënyra se si do funksionojë kjo platform që do menaxhohet nga KQZ, çdo votues që ka interesin për të votuar nga vendi ku ai banon, nëpërmjet kësaj platforme mund të ushtrojnë këtë të drejtë dhe të paraqesin këtë kërkesë. Platforma garanton 100% mbi autenticitetin e këtij aplikimi dhe identitetin e votuesit.

Secili prej tyre do krijojë një llogari të vetën, si në çdo aplikacion tjetër. Nuk ka asnjë lloj komplikimi teknik për efekt të garancive të identitetit të personit që do bëjë aplikimin. Ne kemi propozuar që të jetë edhe një faktorë biometric identifikues, si njohja e fytyrës, ëpërmjet të cilit ai do duhet të krijojë llogarinë e vetë dhe nëpërmjet këtyre tre elementëve ne do bindemi për identitetin unik të votuesve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025