Flamurtari vendos rekord, rezultati më i thellë në futbollin shqiptar
Këtë të mërkurë janë zhvilluar ndeshjet e kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante, por padyshim më i çmenduri është ai i regjistruar në Vlorë.
Vendasit e udhëhequr nga Agostinelli u përballën me Devollin, skuadër të cilën e shpartalluan në shifrat 15-1. Kuqezinjtë nuk toleruan aspak ndaj një kundërshtari me të cilin diferencat janë të dukshme në fushë.
Pjesa e parë prodhoi 5 gola me autorë Beqja, Selimi, Kacbufi, Pjeshka dhe Hoxhaj. Në të dytën ritmi i vlonjatëve ishte më i lartë ku shënuar plot 10 herë. 5 gola nga Shkurtaj, dopietë e Oshafit, Hasa, Adem dhe sërish Hoxhaj kompletuan festivalin kuqezi të golave, ndërsa për miqtë Ivani me penallti.
Ky është një rekord në futbollin shqiptar sa i përket rezultateve, si më i thelli i regjistruar ndonjëherë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West