“Po fryn një erë e re”, Lami komenton rritjen e pëlqyeshmërisë për liderët e rinj
Publicisti Roland Lami ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar matjet e fundit të bëra nga Barometri dhe Datacentrum, ku sipas rezultateve është rritur pëlqyeshmëria për liderët e rinj.
Lami tha se nga këto matje në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi ndryshime, pasi nëse pëlqyeshmëria e partive të reja do të përkthehet në votë mund të ndryshojë “status quo-ja” e pandryshueshme politike në 30 vitet e fundit.
“Nëse unë bëj një konstatim të parë, duke abstraguar nga e shkuara dhe nga ajo që na thotë eksperienca e vendeve të tjera, do thoja që këto zgjedhje ne do kemi ndryshime se po fryn një erë e re. Në kuptimin që partitë e reja më së fundmi kanë potencial për të ndryshuar “status quo” e cila ka 30 vite që nuk ka ndryshuar.
Ku në përgjithësi vota, është përqendruar në dy parti kryesore. Por referuar të shkuarës që na tregon se partitë e vogla mund të pëlqehen nga votuesit para zgjedhjeve por nuk votohen, ndërsa partitë kryesore qendrojnë në nivel konstant apo kanë pak rritje, por nuk e përmbysin atë që tregojnë sondazhet. E fundit, pëlqyeshmëria jo domosdoshmërish shkon te vota te partitë e reja, ndërsa te partitë e vjetra në përgjithësi pëlqyeshmëria kthehet në votë”,-tha Lami.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit