Pse ka rënë pëlqyeshmëria për Ramën? Çipa: Ka një konsumim të qartë të figurës!
Gazetari Aleksandër Çipa ishte këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar matjet e reja ku sipas të cilave, kryeministri Edi Rama ka pësuar një rënie.
Ai tha se kjo rënie vjen si pasojë e një qëndrimi 12 vjeçar në krye të pushtetit, ndërsa shtoi se kjo nuk është arsyeja e vetme.
“Një qeverisës 12 vjeçar i ka të gjitha arsyet që të lodh njerëzit, kemi një situatë ndenjeje që është edhe si efekt psikologjik, psiko-social.
E dyta mund të jetë edhe që ky autoritet që gëzon kaq shumë pushtete, janë disa efekte që ai u shmanget në diskutime dhe debate publike, reduktimi i pluralizimit në mënyrën më substanciale të fjalës.
Krijimi i një demokracie monstër brenda vetë partisë, ku mungon mendimi ndryshe, mungon diskutimi, debati, paradiskutimi. E treta është situata e krizës së opozitës që duam apo nuk duam ka përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet”,-tha Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh