Humbi rrugën nga Valbona në Theth, policia gjen turistin gjerman
Një turist gjerman, i cili kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth, u gjet dhe u ndihmua nga Policia.
Situata u raportua nga një turiste gjermane në Stacionin e Policisë në Theth, e cila njoftoi se vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe nuk kishte më kontakte me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Theth u nisën në drejtim të shpellës së Pejës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin e humbur.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë gjejnë dhe ndihmojnë një turist gjerman që kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth.
Në Stacionin e Policisë Theth është paraqitur një turiste gjermane, e cila ka deklaruar se gjatë rrugës për eksplorimin e zonës, nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe për këtë shkak nuk kishte më kontakte me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth janë nisur në drejtim të shpellës së Pejës, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin që kishte humbur orientimin.
Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turistit gjerman, në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni