Sezoni truistik në juglindje, përmes agjensive të huaja erdhën 600 mijë turistë

12 Tetor 2024 | 14:30

85% e turistëve këtë sezon turistik që kanë vizituar juglindjen kanë qenë të huaj të ardhur nga Europa Perëndimore dhe jo vetëm.

E gjithë kjo është bërë e mundur për herë të parë falë bashkëpunimit që operatorët turistike të Korçës dhe Pogradecit në veçanti kanë patur me agjenci turistike të huaja.

Manol Gazi dhe Pandi Tasellari janë dy prej operatorëve të njohur në Pogradec, të cilët këtë vit falë këtij bashkëpunimi kanë sjellë rreth 40.000 turistë të huaj.

Si njeri dhe tjetri bëjnë të ditur se me agjenci të huaja jo vetëm kanë mbyllur rezervime për vitin 2025 por edhe vitin 2026.

Investimet e realizuara në Pogradec e ne veçanti në parkun e Drilonit edhe për kryetarin e ri, Ilir Xhakolli kanë bërë të mundur ardhjen e kaq shumë turistëve të huaj

Më shumë se 600 mijë turistë kanë vizituar këtë vit juglindjen e vendit.

E gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të zgjatjes së ditë-qëndrimeve në Bujtinat e hotelet në qarkun e Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026