E djathta e Salvinit reagon për kthimin e afganëve në Itali: Vendim i papranueshëm
Partia e Matteo Salvinit, Lega, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Romës, e cila nuk ka miratuar mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, duke e cilësuar këtë vendim të papranueshme dhe të rëndë.
Në një deklaratë, ata theksuan se ky vendim vjen në një moment të rëndësishëm, përkatësisht në ditën e seancës gjyqësore për procesin “Open Arms” kundër Salvinit.
Lidhur me çështjen “Open arms”, kujtojmë që Matteo Salvini akuzohet se ka mohuar në mënyrë të paligjshme, në gusht 2019, anijen e OJQ-së spanjolle Open Arms të zbarkojë 147 refugjatë të shpëtuar në det në portin e Lampedusa.
Anija Opem Arms qëndroi e pa lëvizur përballë Lampedusa për 20 ditë. Ishin magjistratët e Agrigento-s, pas një inspektimi në bord nga prokurori i atëhershëm Luigi Patronaggio, ata që urdhëruan zbarkimin urgjent të refugjatëve.
“Pikërisht në ditën e seancës gjyqësore për procesin Open Arms kundër Matteo Salvinit, urdhri që nuk miraton mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm dhe i rëndë. Gjykatësit pro-emigrantë le të kandidojnë në zgjedhje, por le ta dinë që nuk do të trembemi”, thuhet nga parta e Salvinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut