“Serbia hap luftë kur forcohet ushtarakisht”, paralajmëron ministri Maqedonci

18 Tetor 2024 | 21:21

Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika në rajon, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një konflikti të ri.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Balkan Talks për Euronews Albania, theksoi se armatimi i Serbisë përbën një paralajmërim serioz për të gjitha vendet e Ballkanit.

Ai theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm i Serbisë me Rusinë tregon se nuk ka asnjë shenjë shkëputjeje nga ky aleat.

Maqedonci bëri thirrje për një vëmendje të shtuar dhe një reagim nga ndërkombëtarët për të parandaluar një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon.

“Kemi qenë shumë herë dëshmitarë që Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkanin Perëndimor kur ka vlerësuar që është e përgatitur ushtarakisht. Përderisa nuk ka pasur Serbia ende ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e NATO-s apo të rregullojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, shtetin e Kosovës, me njiohjen e saj, shtija e armëve në këtë fazë për Serbinë është një gjë që duhet konsideruar nga vendet anëtare të NATO-s. Nuk janë vërejtur elemente që Serbia të ketë një shkëputje nga Rusia, ka vazhduar bashkëpunimin me të. Kjo po na kthen në situate në të kaluarën kur ka pasur masakra si ajo e Sebrenicës. Sa herë është toleruar Serbia, ajo ka vepruar,” –tha Maqedonci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues, arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026