Ministri Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan

18 Tetor 2024 | 21:09

Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të një konflikti të mundshëm në rajon.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Balkan Talks në Euronews Albania, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, shprehu pikëpamjet e tij lidhur me situatën e tensionuar të sigurisë në Ballkan.

Maqedonci theksoi se armatimi i Serbisë nuk është një fenomen i ri, por një proces që ka filluar prej vitesh.

Ai sqaroi se Serbia ka realizuar blerje të drejtpërdrejta të armëve nga vende si Rusia, Kina dhe Irani, dhe vazhdon të forcojë arsenalin e saj ushtarak.

Ministri gjithashtu theksoi se Serbia po shfrytëzon industrinë e saj të mbrojtjes për të përfituar ekonomikisht, duke shitur armë dhe pajisje ushtarake edhe në vende të tjera.

“Armatimi i Serbisë nuk është diçka që ka filluar tani, ajo ka vite që ka bërë blerje të drejtpërdrejta nga Rusia, Kina, Irani e vende të tjera, e po vazhdon ta bëjë këtë. E gjithë kjo paraqet një asset për tu shfrytëzuar në raport me hegjemoninë që në vazhdismësi paraqet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo vjen pas çarmatosjes që ka ndodhur si rrjedhojë e luftrave që kanë qenë në Ballkan. Dihet që Serbia ka trashëguar sistemet e armatimit të ish-Jugosllavisë. Këto sisteme kanë qenë të vjetra për tu përdorur. Serbia po e shfrytëzon industrinë e mbrojtjes për përfitime ekonomike, vazhdon të shesë armatime edhe në vendet e treta. Kjo po e bën një forca të rrezikshme për Ballkanin, por edhe po e ndihmon për përfitime ekonomike”, tha Maqedonci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026