Dy të vdekur në Shqipëri nga Covid-19, bie numri i të infektuarve
Dy persona të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri në 24 orët e fundit. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila thekson se janë evidentuar gjithashtu edhe 179 raste të reja.
Në spitalet Covid në Tiranë, por edhe ato rajonale janë duke marrë trajtim mjekësor 188 pacientë, 14 janë në terapi intensive, nga të cilët tre të intubuar. Dy qytetarë që kanë humbur betejën me Cocvid-19 janë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22.
Qarku më i prekur në vend nga coronavirus vijon të mbetet Tirana, e cila në raportimet ditore në rang kombëtar rezulton si qarku me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve.
Nga fillimi i epidemisë dhe deri sot në Shqipëri kanë humbur jetën 2,337 persona, ndërkohë autoritetet shëndetësore vijojnë të përsërisin apelin ndaj qytetarëve për të respektuar masat anticovid.
Sipas tyre, masat mbrojtëse janë të thjeshta, por tepër efektive për t’i bërë ballë përhapjes së infeksionit në popullatë të gjerë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta