“Ia vlen të jetosh”, mamografi për gratë dhe vajzat e Forcave të Armatosura

19 Tetor 2024 | 16:47

Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Esmihan Durbaku, Nënkolonelia e Forcave të Armatosura pasi ka kaluar me sukses betejën me kancerin prej afro 30 vitesh iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos neglizhojnë kontrollet.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu theksoi se sa më shpejt të diagnostikohet kjo sëmundje aq më shpejt mjekët kanë mundësi që t’ju vijnë në ndihmë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu gatishmërinë për t’ju gjendur pranë në çdo sfidë shëndetësore.

1.642 gra dhe vajza të cilat shërbejnë në Forcat e Armatosura kanë mundësi të përfitojnë nga kontrollet falas në këtë muaj të ndërgjegjësimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026