1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit
Elbasani u përzgjodh mes qyteteve të Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të lançuar fushatën kombëtare të Tetorit rozë për parandalimin dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit me sloganin “Ia vlen të jetosh”.
1 në 8 gra rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.
“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se duhet t’ja themi edhe vetë vetes, jo vetëm në Tetor, por në çdo fillim muaji, në çdo fillim dite e jave. Duhet t’ja kujtojmë vetes se “Ia vlen të jetosh” çdo sekond. E që të mund të jetosh duhet të parandalosh. E që të mund të parandalosh, duhet të kontrollohesh dhe të kurohesh në kohën e duhur,” –u shpreh ministrja Albana Koçiu.
Përgjatë 31 ditëve të tetorit, në të gjithë Shqipërinë do të ofrohen mamografi falas edhe pa nevojën e ndjekjes së sistemit të referimit.
“Vajzat dhe gratë e moshës 30- 50 vjeç do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç, do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në E-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës,” –sqaroi Koçiu.
Në shërbim të zonave të thella do të jenë edhe mamografitë e lëvizshme.
Përgjatë vitit 2023 në të gjithë vendin janë kryer 25 mijë mamografi nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit