“Shëndeti në shkolla”, ministrja Koçiu: Inspektime për standardet higjieno-sanitare

12 Shtator 2024 | 15:39

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 1954 inspektime dhe ri-inspektime në çerdhe, kopshte si dhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin për përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare për të garantuar mbarëvajtjen e duhur të vitit të ri arsimor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka inspektuar shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në Tiranë për parë nga afër kontrollet e inspektorëve shëndetësor për respektimin e kushteve higjieno-sanitare në institucionet arsimore.

 “Vijojmë me inspektimet për të kontrolluar që plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe që gjithçka është në rregull,” tha Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe në kabinetin dentar të kësaj shkolle ku aplikohet programi kombëtar “Shëndeti në shkolla” për depistimin falas dentar dhe të shikimit për fëmijët e grupmoshës 6 – 14 vjeç, ndërsa zgjodhi të flas për programin më të ri atë për depistimin e skoliozës.

 “Ne do të përfshijmë edhe një program të ri për depistimin e skoliozës ku profesorët e edukimit fizik do të kenë rol parësor së bashku me këshillat e mjekëve, për të identifikuar hershëm problematikat me skoliozën. Mjekët këshillojnë që nga mosha 6-14 vjeç të bëhet diagnostikimi i hershëm,” –u shpreh ministrja.

Fokus i inspektimeve nga ISSH është edhe pajisja me vërtetimin  e vaksinave të fëmijëve në sistemin parashkollor dhe ata të cilët hyjnë për herë të parë në shkollë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026