Ligji për Urdhrin e Mjekëve/ Koçiu: Në kodin e ri etik do forcohen masat disiplinore

10 Shtator 2024 | 13:13

Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë se qëllimi kryesor i projektligjit “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, është shmangia e konfliktit të interes të mjekëve lidhur me shërbimin që ata ofrojnë privatisht me atë që ofrojnë në spitalin publik.

Këto ndryshime sipas Koçiut do japin një shërbim më të mirë dhe një imazh më të mirë të mjekëve. Ajo tha gjithashtu se pritet të miratohet edhe kodi i ri i etikës duke forcuar masat disiplinore.

“Miratimi i kodit të ri etik synon të sjellë në vëmendje se asnjë nuk është mbi ligjin mbi rregullat e tij etike apo profesionale. Përgjegjës për mos lejimin e abuizimit me ligjet është qeveria ndaj dëshiroj të theksoj se hartimi i këtij kodi nga Urdhri i Mjekut dhe miratimi i tij nga Ministria nuk është aspak cënim i pavarësisë së urdhrit të mjekut, apo kthim i tij në një shtojcë të Ministrisë së Shëndetësisë por kthen në vëmendje se bashkë mund ta përmirësojmë punën tonë në shërbim të pacientit”,-tha Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026