Pezullimi i paktit Rama-Meloni| Daci: Opozita italiane do dërgojë vendimin në GJK

19 Tetor 2024 | 21:47

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku analizoi paktin e nënshkruar midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve afganë në Shëngjin të Gjadrit.

Dy ditë më parë gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit në Gjykatën e Romës vendosën që 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të ktheheshin në Itali, edhe pse kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar.

Daci tha se opozita ka ndërmend të dërgojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Drejtësisë së BE, duke shtuar se ka mundësi që këto gjykata të pezullojnë përkohësisht marrëveshjen, pasi kanë autoritetin për të marrë vendime pezulluese.

“Qeveria italiane do përpiqet tq zgjerojë rrethin e të ashtëquajturave vende të sigurta. Referuar vensdimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europ[ian kjo gjë nuk mund të bëhet. Nga ana tjetër edhe bnëse do bëhet, edhe gjyqtarët europianë janë në të drejtën e tyre për të vlerësuar, sepse nuk e bën vend të sigurtë një anailzë një shtet të caktuar, është vendimmarrje që kërkon analizë. Në shumicën e rasteve vendimmarrja bëhet për interesa politike. Si mund të quhet Siria për shembull një vend i sigurt? Apo edhe vende të tjera që janë në luftë. Ndëkohë që jami sigurtë që do i fusin tek lista e vendeve të sigurta. Sigurisht gjyqtarët italianë nuk janë të atij niveli që mund të bëjnë negociata për këtë pjesë. Nga sa kuptoj unë, opozita do e dërgojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatën e Drejtësisë së BE. Që me shumë mundësi do pezullojë përkohësisht marrëveshjen sepse këto gjykata kanë të drejtën për të marrë vendime pezulluese”, tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026