GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën

22 Tetor 2024 | 11:35

Gjykata e posaçme ka marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-deputeit socialist, Jurgis Çyrbja dhe shtetasin Ahmet Masha.

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çyrbjan dhe për Ahmet Mashën gjithashtu.

Fillimisht trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj Jurgis Çyrbjas.

Mbrojtja e ish-deputetit ka pretenduar se ai nuk ka qenë përdorues i Sky ECC, një platformë që ka qenë e lidhur me aktivitetet kriminale.

Ndërkohë, vetë Çyrbja nuk ka preferuar të flasë gjatë seancës.

Ndaj këtij të fundit rëndojnë disa vepra penale, përfshirë: tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit, përkrahja e autorit të krimit, tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit, korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv në zgjedhje.

VENDIMI I GJKKO:

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një
herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal,
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve
respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha,
parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të
krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga
nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim
me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të
Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me
personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit
Penal.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe
arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit
personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose
informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i
detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën
vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i
akteve ose të dhënave sekrete”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026