U arrestua 2 ditë më parë, ish-deputeti Jurgis Çyrbja del sot në GJKKO
Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u njohur dhe verifikuar me kushtet e zbatimit të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Seanca është shtyrë për disa orë për Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën, kjo sepse avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.
Ish-deputeti socialist që dha dorëheqjen pak ditë më parë akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në disa raste në kohën kur ka drejtuar hipotekën e Durrësit.
Ditën e hënë SPAK e ka njohur me 7 veprat penale që rëndojnë mbi Çyrbjan, përfshirë:
i. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
ii. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
iii. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja, më tepër se një herë, parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.
iv. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
v. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
vi. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe
vii. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë