“Po flasim për qenie njerëzore” – Kurti kundër paktit Rama-Meloni

22 Tetor 2024 | 15:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kundër vazhdimit të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe ngritjen e këtij modeli në vendet e tjera. Në një intervistë për Euractiv, ai tha se përsëritja do të sillte shqetësime për të drejtat e njeriut.

“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen”?

Kurti e ngriti këtë pyetje, duke theksuar se këto qendra do të rëndojnë “në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian”.

Pakti Rama-Meloni nuk është kundërshtuar në BE, të paktën nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Por, ajo mori kthesë, kur një gjykatë italiane urdhëroi kthimin e emigrantëve afrikanë nga Shqipëria, vetëm pas dy ditësh qëndrimi.

“Pranimi i përkohshëm i refugjatëve nëse e kërkon urgjenca është, natyrisht, gjithmonë i mundur. Për shembull, strehimi i shtetasve afganë në Ballkan, kur Talebanët morën pushtetin, por kjo nuk ka ngjashmëri me modelin që po diskutojmë. Po flasim për qenie njerëzore që ndaj të cilëve duhet të ketë kujdes”, ka thënë Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026