Pensionisti: Nuk më lejuan të hyja në takim me Ramën, ishin zgjedhur më parë
Personazhi i ftuar këtë të martë në emisionin “People” ishte Qani Shino, ish-minator dhe pensionist i cili nuk u lejua të merrte pjesë në takimin e zhvilluar nga kryeministri Rama me pensionistët.
Ai u shpreh se në takimin e Ramës me pensionistët ishin njerëz të zgjedhur më parë me profesione të mira, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e shtresës së lartë.
“Ne jemi një grup i bashkuar pensionistësh që protestojmë, ish-minatorë. Kryeministri kishte thirrur pensionistët te Piramida dhe shkova t’i bashkohesha dhe unë. Ato nuk më lejuan të futesha brenda se kishin përzgjedhur pensionistët në mënyrë selektive si ish-oficerë, patronazhistë të gjithë njerëzit e tyre. Pensionistët me shtresa të ulët nuk kishte asnjë përfaqësues, ishin vetëm ato me profesione të larta dhe të partisë. Kur i bëjnë thirrje pensionistëve duhet të jemi dhe ne ish-minatorët si shtresa më e vuajtur dhe më e persekutuar. Rama kishte thirrur pensionistët “pula” në takim, jo ne me halle. Askush nuk bëri pyetje, askush nuk shprehu ankesa për kushte jetike, për skemën e pensioneve, për shtresat në nevojë”, – tha pensionisti Shino.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi