Si llogariten pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Itali? Sqaron avokati Zhllima…
Duke filluar nga data 6 korrik 2024, hyri në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Kjo marrëveshje nis zbatimin, ndërsa prej saj përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.
Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
Avokati Gylsen Zhllima tregoi në emisionin GoodMorning Albanians se aktualisht bëhet fjalë për një kontratë paraprake ligjore dhe jo konkrete nga e cila mund të përfitojnë individë. Ai u shpreh se që të nis të zbatohet kjo kontratë do të dojë kohën e vet deri në një vit në mënyrë që të bëhen ndryshimet përkatëse në ligjet për sigurimet e të dyja vendeve ose dispozitat duke bërë ligj të posaçëm.
“Është një kontratë paraprake, jo konkrete, nuk nënkupton që personi përfitues përfton nga kjo marrëveshje. Kemi skema të ndryshme sigurimesh, ne punojmë me lekë ata me euro, që do të thotë se është një marrëveshje paraprake dhe kur të kalojë rreth 1 vit mund të nisë të zbatohet. Thjesht ka marrë formën e ligjit, por duhen bërë ndryshimet në ligjet përkatëse, duke ndryshuar ose dispozitat ose duke bërë ligj të posaçëm për sigurimet shoqërore mes dy vendeve. Nuk aplikohet menjëherë, ka firmosur ministri i jashtë, jo ministri i punës dhe shëndetësisë. Në kontratë parashikohet edhe mundësia e bashkimit të dy pensioneve në Shqipëri dhe Itali”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it