Pensionet me Italinë, përfitimet nisin në korrik, zyrtarizohet marrëveshja

23 Qershor 2024 | 17:15

Nga muaji korrik e në vazhdim, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Shteti italian do të njohë dhe do të llogaritë kontributet shoqërore që këta emigrantë derdhin nga puna e tyre për efekt pensioni.

Dokumenti i plotë i marrëveshjes, tashmë është botuar në fletoren zyrtare, i ratifikuar nga të shtetet.

Kjo marrëveshje është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit, marrëveshja nuk zbatohet vetëm për pensionet e pleqërisë por shtrihet edhe tek përfitimet e invaliditetit, pensionet familjare, sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia.

Për procedurë, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.

Marrëveshja bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje.

Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në...
14:00 | 10/07/2026