“Kryemadhi dukej e dërrmuar”, Kikia: E pashë me një lloj keqardhjeje
Analisti Mentor Kikia komentoi në një intervistë për Euronews Albania daljen e parë publike të Monika Kryemadhit pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj dhe ish-presidentit Ilir Meta.
Dalja publike e Kryemadhit, sipas Kikias ishte e sforcuar, në një pozitë aspak të denjë dhe dukej që ishte e dërrmuar nga të gjitha problemet dhe akuzat që janë ngritur ndaj saj dhe familjes së saj
“Kryemadhi ishte e sforcuar në deklaratat e saj dhe çdokush ka të drejtë të përgjigjet dhe vetëmbrohet nga akuzat. E pamë znj.Kryemadhi në një pozitë aspak të denjë për t’u parë në një njeri të rrënuar, të shkatërruar, të dërrmuar për shkak të arrestimit të ish-bashkëshortit, shkatërrimit të një familjeje, akuzave të ngritura personalisht ndaj saj. E pashë në një farë mënyre në aspektin njerëzor me një lloj keqardhjeje, se në fund të fundit dimensioni human është tjetër gjë dhe ftohtësia para ligjit është tjetër gjë. Megjithatë besoj që të gjitha këto janë mekanizma se Kryemadhi dhe personat e tjerë të vënë nën akuza mund t’i shpalosin të gjitha provat e tyre për çështjen”, – u shpreh Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet