“Nuk është dhunë”, arrestimi Metës ndan qytetarët: U mor në mënyrë rrugaçërore
Arrestimi Ilir Metës mori një vëmendje dhe më të shtuar nga aksioni i policisë. Forcat speciale të policisë u angazhuan në operacionin për arrestimin e tij, gjatë të cilit Meta bëri rezistencë. Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur ai u nxor nga makina me forcë.
Euronews Albania pyeti qytetarë të ndryshëm se çfarë mendojnë lidhur me mënyrë si u shoqërua ish-presidenti dhe ky është opinioni i tyre.
“Policia një çik dhunë duhet të përdori, është e domosdoshme derisa ka bërë krime, pse të mos arrestohet”.
“Shumë mirë më duket mua, pse gjithë pasuria e popullit shqiptar ku vajti”.
“Nuk është dhunë, ai është ligji, nëse si bindesh si vepron me forma të tjera siç vepruan dje ata”.
“Policia nuk ushtroi dhunë, përse duhet ti kundërvihesh edhe president të jesh, kush je ti që shan ata”.
Operacioni i policisë, me përfshirjen e forcave speciale, ka nxitur reagime të forta nga mbështetësit e Metës, duke e konsideruar arrestimin si një veprim të motivuar politikisht.
“U mor në mënyrën më rrugaçërore. Ai mund të ketë bërë 501 nuk dimë asgjë, ne majën e ajsbergut shikojmë. Në atë mënyrë ish-presidenti, ish-kryetari I parlamentit, ish-kryeministër, nuk merret”.
“Duhet të lëmë drejtësinë të bëj punët e vet. Mënyra sesi e arrestuan e papranueshme”.
Partia e Lirisë e ka cilësuar arrestimin e kreut të saj, akt I rëndë kriminal dhe terrorist, si dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.