Curri i përmend blerjet e Kryemadhit, debat i fortë me Mehmetaj
Analisti Arjan Curri debatoi në emisionin Now në Euronews Albania me ish-deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj lidhur me arrestimin e Ilir Metës dhe masën detyrim paraqitjeje për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Mehmetaj e cilësoi procesin ndaj tyre pasi sipas saj, drejtësia është një instrument në dorën e pushtetit që e përdor për interesat e veta.
Curri ndërhyri duke lexuar një fragment nga dosja e SPAK që tregon për një blerje të Kryemadhit.
“Pse telenovela po bëjmë ne këtu, thashetheme”, tha Mehmetaj.
“Çfarë thotë SPAK për këtë blerje, thotë që ka pasur kartë të mbyllur, i ka thënë një Adriani që t’ia hapë dhe ka bërë blerje në dyqanin Ferret 12 mijë euro. Për publikun kjo ka rëndësi, sa operacione ka bërë Monika, për Metën duan të dinë tani”, u përgjigj Curri.
“Kryetari i bashkisë vazhdon na vjedh çdo ditë, pse të merremi me këta që kanë ikur”, tha Mehmetaj.
“Të mbarojmë një herë me këta, ky është plani amerikan”, ka ktheu Curri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryemadhi flet për operacionet: I kam paguar të gjitha unë! Meta s’e di sa kushtuan
- Arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta, reagon Policia e Shtetit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania