Kryemadhi flet për operacionet: I kam paguar të gjitha unë! Meta s’e di sa kushtuan

22 Tetor 2024 | 12:40

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli këtë të martë në një konferencë për mediat.

Ku tha se ndihet e fyer nga deklarata e SPAK  ku flitet për operacione të cilët kanë kushtuar 106 mijë euro.

Kryemadhi tha se këto operacione kanë qenë operacione shëndetësore, të cilat i ka paguar ajo e pë të cilat ish-Presidenti Ilir Meta nuk e ka idenë se sa kanë kushtuar.

“Ndihem shumë e fyer kur SPAK gënjen në deklaratën e tyre e thotë 106 mijë euro operacion. Të nderuar gazetarë e qytetarë. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë dy operacione të tjera, një 2013  një në 2015 dhe një para një viti e gjysmë ku është hapur nga maja e fytit deri në fund të barkut, Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar ai po e kam paguar unë “cash” dhe ai nuk e di sa ka kushtuar.

Po ua them në parantezë, Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksion në shkollat e fëmijëve të mi. Kam paguar unë drita dhe ujë, kam qenë unë ajo që ka marr edhe rrogën e ilir Metës në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politik.

Të më fali shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama, a e ka deklaruar Edi Rama operacionin e fëmijës së vet kur e ka pasur të sëmurë me kancer? Kush ia ka paguar, ku e ka bërë dhe si e ka bërë? A e ka hetuar SPAK këtë gjë? A do bëjë deklarat Altin Dumani, Sotir Kllapi  dhe Arben Kraja për hetimin e shërimit të Edi Ramës?

Nxjerr SPAK-u faturën 1800 euro të heqjes së një lipome të fëmijës tim. Nxjerr SPAK faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion, duke nënkuptuar operacione plastike? Nuk kam bërë asnjë operacion plastik, po të bëja nuk kisha turp ta thoja”,-tha Monika Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026