“Jam indinjuar nga SPAK”, Kryemadhi: Familjarët e mi u kërcënuan, u rrëmbyen…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli këtë të martë në një konferencë për mediat.
Ajo tha se është e indinjuar nga deklarata e bërë nga SPAK e cila sipas saj është në shkelje të procedurës penale për sekretin hetimor.
Ajo tha gjithashtu se në këto muaj hetimi ndaj saj, janë kërcënuar familjarë e miq të saj, madje sipas saj atyre u është kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme.
“Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK. Ku kam menduar se për shkak të këtij ambienti mosbesues, ata do ishin korrekt në marrëdhënie me çështjen që ka të bëjë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sot kam dal këtu si monika kryemadhi jo si ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Janë thirrur me qindra njerëz bashkëpunëtor dhe familjarë të mi.
Janë mbajtur me orë të tëra janë rrëmbyer nëpër aeroporte, janë zhveshur, të huaj e shqiptarë, janë intimiduar, janë kërcënuar e madje u është kërkuar të japin dëshmi të rreme.
Ne nuk kemi folur për shkak të sekretit hetimor dhe duke menduar që kjo do zgjidhej nga drejtësia. Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionet e Monika Kryemadhit, ka cënuar nenin 279 të kodit të procedurës penale për sekretin hetimor”, tha Monika Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë