Arrestimi i Ilir Metës, gazetari: Ja çfarë gjeti SPAK në celularin e Kryemadhit

21 Tetor 2024 | 22:34

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Ferhati tha se mundtë ketë qenë telefoni i sekuestruar i Monika Kryemadhit, ai i cili mund të ketë dhënë prova për të bërë këtë arrestim, pasi sipas gazetarit, në këtë telefon mundtë ketë biseda implikuese.

“Para rreth 10 muajsh apo një viti, Monika Kryemadhit i është sekuestruar një aparat celular në banesën e nënës së saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ky aparat celular ka qenë objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme. Nga ky aparat celular, kam përshtypjen se Prokuroria e Posaçme ka siguruar disa indicie, të identifikuara edhe me veprime të tjera hetimore.

Ne nuk e dimë se ç’kanë fashikujt hetimor. Por telefoni i zonjës kryemadhi mund të ketë ekspozuar shumë veprimtari të çifitit Metanë raport me akuzat që kemi. Harrova edhe një episod tjetër, është në vlerën e 310 mijë eurosh ku çifti Meta në bashkëpunim me nënën e zonjës Kryemadhi kanë blerë një apartament në zonën e ish-bllokut.

SPAK thotë se është munduar të mbulohet sikur është blerë kjo pronë me kredi bankare, më pas është shlyer ky detyrim në formë kesh, në periudhë shumë të shkurtër kohore. Kam përshtypjen se oguri më i fortë është telefoni i zonjës Kryemadhi, ku mund të ketë biseda me biznesmenin në fjalë apo edhe me Ilir Metën”,-tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026