“Show i panevojshëm”, Ish-Prokurori për arrestimin e Metës: Mund të ishte kursyer…

21 Tetor 2024 | 21:58

Ish-prokurori Besnik Muçi e ka quajtur një “show të panevojshëm” arrestimin e Ilir Metës në formën që u bë.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Muçi tha se arrestimi i ish-presidentit i bërë këtë të hënë, mund të ishte menaxhuar ndryshe, pasi sipas tij, Meta nuk kishte rrezikshmëri shoqërore që do tentonte të largohej nga policia.

“Plani operacional i policisë bëhet në varësi të personave për të cilët është vënë masa e sigurimit. Nëse kemi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Policia bën një plan operacional shumë të detajuar dhe merr masa, apo trupa operacional të përgatitur që të reagojnë në çdo lloj forme.

Ne kemi bërë edhe arrestim në tunelin e Kalimashit se e tillë ishte rrezikshmëria. Tani a ishte zoti meta me rrezikshmëri shoqërore të tillë që ti shmangej policisë, të largohej. Unë gjykoj që jo. unë mendoj se mund t’u shmangej qytetarëve ky “show” i panevojshëm”,-tha Muçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026