Ervin Karamuço: E dija për arrestimin e Metës, “u paralajmërua” nga zyrtarja e SHBA

21 Tetor 2024 | 20:20

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku diskutoi arrestimin e Ilir Metës.

Karamuço tha se ai e dinte arrestimin e Metës pasi sipas tij zyrtarja e SHBA-së e kishte nënkuptuar disa ditë më paë se arrestim të rëndësishme do ndodhnin, ndaj SPAK duhet të ketë mbështetje.

“Unë e kam nuhatur që javën e kaluar me vizitën e zyrtares së SHBA-së, ku në përfundim të takimit me Z.Dumanin ajo tha se duhet ta mbështesim fort SPAK-un për veprimet që po ndërmerr. Më vajti mendja që bëhet fjalë për një arrestim kaq të madh dhe në radhën e personave që kishte përfunduar hetimi dhe ishin bërë gati masat për tu vendosur tek Ilir Meta.

Për hetimet e gjata të cilat konkludonin të mbaronin në fund të qershorit, SPAK-u është treguar i duruar ku priti dhe personat e tjerë nga Amerika që deponuan dhe në shtator bëri të gjitha përfundimet e mbledhura. Më 9 tetor është hartuar kërkesa për vendosjen e masave që Gjykata të dilte me 20 tetor për të miratuar vendimet dhe masat e marra,” –tha eksperti Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026