Konfiskohet hoteli luksoz i trafikantit të drogës në Durrës

23 Tetor 2024 | 15:54

Policia ka konfiskuar një hotel luksoz në Durrës pasi është vlerësuar si pasuri e vënë nga veprimtari kriminale.

Objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, i njohur gjithashtu si Pali Tuda dhe ndodhet në zonën e Plazhit, pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Vendimi i gjykatës së Durrësit për konfiskimin e hotel Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 milionë euro u dha në 2022 nga Gjykata e Durrësit dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Ndërtesa u konfiskua, pasi Pëllumb Tuda, një person me precedentë penalë, e ka ndërtuar këtë pronë me para të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026