“2 ish-kryeministra ende në burg”, juristi: Si e ndryshoi “ADN” Rumaninë

23 Tetor 2024 | 21:51

Daniel Atasiei, pedagog Universitar në Fakultetin e Drejtësisë në Rumani, jurist pranë Dhomës së Avokatisë Iasi, i specializuar në të drejtën penale, me përvojë në dosje penale të ADN-së (SPAK-u rumun) tregoi në emisionin Barometri në Euronews Albania përvojën e Rumanisë me reformë në drejtësi.

Ai tha se 1500 nëpunës civilë të nivelit të lartë kanë dalë para gjykatës pas hetimeve të drejtorisë së posaçme të luftës kudër korrupsionit në Rumani, ndërsa 2 ish-kryeministra të arrestuar për korrupsion janë endë në burg dhe karriera e tyre politike ka marrë fund.

“Pozicioni i klasës politike kur u përball me akuza ndryshoi, ka pasur raste kur partia e ka mbrojtur personi e akuzuar. Jo më larg se para disa ditësh një ish-ministër u akuzua për krime korruptive dhe duke marrë parasysh që ne kemi edhe zgjedhje, këtë radhë të gjithë politikanët votuan në favor të ndjekjes penale ndaj tij. Kemi të paktën 2 raste të shquar me ish-kryeministra që janë dënuar dhe janë në burg për korrupsion dhe karriera e tyre politike ka marrë fund, ka pasur raste kur politikanë qëndruan në skenën politike edhe pas akuzave. Në një rast 8 ministra të qeverisë u akuzuan për ryshfet, për disa prej tyre karriera politike mori fund disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në politikë. Mund të jap rastin e një klientit tim, ish-ministër i akuzuar për korrupsion, u deshën 9 vite për të dalë në përfundimin  se ishte i pafajshëm; karriera e tij politike mori fund, ai nuk është më politikan aktiv”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025