5 të vrarë dhe 22 të plagosur nga sulmi terrorist në Turqi, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në qendrën e aviacionit në Ankara ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
Përmes një postimi në X, Rama shprehet se “ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankaray Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, shkruan Rama në X.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës. Pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë sulmit, të transmetuara në televizion, shfaqën një burrë në rroba civile duke e mbajtur një pushkë në dorë dhe një çantë shpine.
Më herët, mediat raportuan se një shpërthim dhe të shtëna me armë u dëgjuan në ndërtesën e kompanisë dhe se punonjësit u dërguan në një vend të sigurt.
TUSAS prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme dronësh për Forcat e Armatosura të Turqisë dhe për vende të tjera të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës