Kapet 120 kg kanabis në Vaun e Dejës, ishin në proces tharjeje

24 Tetor 2024 | 14:06

120 kilogramë kanabis janë kapur dhe asgjësuar në fshatin Karmë, në kuadër të kontrolleve intensive të Policisë së Vau i Dejës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e komisariatit, duke u bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore, realizuan një operacion në zonën e quajtur “Shpati i malit”, ku zbuluan bimët kanabisi në proces tharjeje.

Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje përmes djegies. Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prodhimit të narkotikëve, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabis në proces tharjeje)”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026