Dëmtohet teksa punonte me frezë, humb jetën 65-vjeçari

24 Tetor 2024 | 16:17

Një 65-vjeçar në Cërrik ka humbur jetën pasi është dëmtuar teksa punonte me një mjet bujqësor.

Policia tha se në spitalin e Cërrikut është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026