Qeveria kërkon 650 mln euro: Eurobond i ri brenda vitit, për çfarë do të përdoret
Ministria e Financave po planifikon të marrë një borxh të ri në tregun e huaj. Ajo ka përzgjedhur si konsulent ligjor kompaninë “Dechert”, e cila do të sigurojë shërbimin e konsulencës për eurobondin e shtatë në radhë, i cili do të jetë në vlerën e 650 milionë eurove. Kompania me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë është konsideruar kompania më e mirë për ofrimin e kësaj konsulence ligjore.
Ndërkohë, Ministria e Financave është shprehur më herët se, në rast se kushtet e tregjeve gjatë vitit 2024 do të jenë të favorshme, nuk përjashtohet mundësia që borxhi të merret brenda këtij viti. Nevojat e një borxhi të tillë i përgjigjen uljes së deficitit e borxhit, por mund të shkojnë edhe për investime apo politika të brendshme.
Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria emetoi eurobondin e gjashtë në 13 vite, me një vlerë prej 600 milionë eurosh. Eurobondi i parë i emetuar nga qeveria shqiptare ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, borxh i cili është mbyllur. Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me një eurobond prej 450 milionë eurosh, dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh. Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një eurobond prej 650 milionë eurosh, dhe një vit më pas, në 2021-shin, është emetuar eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni