“Hasmëritë që tronditën Tiranën”- Delisula sjell librin e ri

26 Tetor 2024 | 18:37

Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s, është libri më i ri i gazetares Rezarta Delisula, i promovuar më 25 tetor.

Në këtë libër, Delisula sjell të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane.

“Ky është një libër i dedikuar Tiranës, që flet për gjakmarrjen mes fiseve. Në fakt, gjakmarrja në Tiranë nuk është një gjakmarrje tipike. Ky libër e tregon qartazi që njerëzit janë të qetë dhe nuk e kanë tipike marrjen e gjakut. Këtë e tregojnë dokumentet që me shumë vështirësi u gjetën në arkivën e Stambollit”, tha Delisula

Në këtë vepër, autorja sjell hasmërinë mes dy fiseve kryesore, Jella dhe Toptani, të cilët patën një luftë politike për drejtimin e Tiranës, ndërsa flitet edhe për gjakmarrjen mes fiseve Barxhini dhe Toptani.

Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës në shekullin e 18-të.

“Dokumentet fillojnë pikërisht në këtë kohë. E kam përmbledhur në vitet 1800, sepse fillon në vitin 1700 e ca, por për të marrë një gamë më të madhe. Nuk kam dashur të dal jashtë dokumenteve”, nënvizoi autorja.

Dy vjet më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ku autorja përcjell kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore.

Ndërsa në 2018-ën, Delisula solli librin e parë “Tirana-Mahnia”, për të cilin gazetarja ka thënë se ka nisur që fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026