“Gruaja më vdiq në aksident, vet rashë 6 muaj në koma”, rrëfimi prekës i 70-vjeçarit

19 Tetor 2024 | 18:17

Personazhi i kësaj të shtunë në emisionin “Real People” me gazetarin Flori Gjini ishte Fadil Daja, një 70-vjeçar që ndau historinë e tij emocionuese dhe të vështirë.

Ai rrëfeu sfidat e jetës së tij, duke filluar nga fëmijëria e tij e trishtuar dhe ngjarjet fatkeqe që e shoqëruan.

Fadil Daja tregoi se në vitin 2006, ai dhe bashkëshortja e tij, Majlinda bëhen prindër për herë të parë me djalin e tyre, Olsin.

Mirëpo fatkeqësisht, ai humbi gruan e tij në një aksident tragjik me makinë, ndërsa vetë qëndroi për 6 muaj në koma.

“Ne punonim në një lokal, pronari martoi vajzën dhe na ftoi. Gruaja ime, Majlinda, vdiq në një aksident, unë isha në makinë me të dhe rashë në koma për 6 muaj. Pas 6 muajsh, kur mora vesh çdo gjë, nuk e prisja që ajo të ndahej nga jeta. Djalin e kishim lënë në shtëpi atë natë; Olsi ishte vetëm 6 vjeç. Kur ai pyeste për mamanë, ne i tregonim që ajo ishte në qiell. Kur ndodhi aksidenti, u hodha vetë nga makina. E kam si një jetë të dytë këtë. Pasi u zgjova nga koma, takova për herë të parë vjehrrin tim në spital, që nuk e priste që unë të zgjohesha. Më vendosën një muzikë të lehtë për të parë reagimin e trurit tim dhe ai reagoi. Djalin nuk e sillnin në spital. Djalin e takova pas 8 muajsh. Vjehrri më tha për Majlindën. Policia erdhi më mori në pyetje. Mua më bëri të fortë vështirsia imë në jetë,” –tha 70-vjeçari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026