Rrëfimi i 70-vjeçarit për Real People: Nëna më braktisi se nuk më donte njerku

19 Tetor 2024 | 17:35

Personazhi i kësaj të shtune në emisionin “Real People” me gazetarin Flori Gjini ishte Fadil Daja, një 70-vjeçar që ndau historinë e tij të vështirë të jetës.

Ai tregoi për sfidat që ka përjetuar, duke filluar nga fëmijëria e tij e trishtuar.

“Ne kemi qenë një familje, babai, nëna, katër vëllezër dhe dy motra. Babai vdiq kur unë isha vetëm tre muajsh dhe kështu më çuan në jetimore në Befort. Nëna u martua me një tjetër, i cili nuk i donte fëmijët dhe mua më la në jetimore. Katër prej nesh u rritën në shtëpinë e fëmijës. Nënën nuk e kam takuar kurrë sepse vdiq në një aksident. Kur ajo vdiq, unë isha 30 vjeç. Deri në 20 vjeç e kërkova, por ajo nuk vinte,” shprehu Daja.

Ai gjithashtu foli për periudhën e tij në burg që në moshë të re.

“Burgun e parë e bëra në 20 vjeç deri në 30 vjeç. Në vitin ’86 dola nga burgu, por pas një viti rash përsëri në burg. Sido që të ishte, nëna ngelet nënë. Para burgut nuk mund ta takoja, sepse ishte një kohë tjetër. Sidoqoftë, nuk lihej fëmija,” përfundoi 70-vjeçari, duke lënë pas një mesazh të fortë për forcën e lidhjeve familjare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026