VIDEO| Përplasjet brenda takimit të Ramës në New York, protestuesit nxirren me forcë

26 Tetor 2024 | 20:22

Në New York, një grup pjesëtarësh të Diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë.

Incidentet ndodhën edhe brenda sallës ku kryeministri po mbante takimin. Një grup të pranishmish filluan t’i binin bilbilave dhe të bërtisnin “hajdut”, në drejtim të kryeministrit i cili po mbante fjalën mbi sukseset e reformës në drejtësi.

Ishin forcat e sigurisë që nxorrën protestuesit me forcë jashtë. Gjatë shoqërimit të tye pati dhe përplasje mes protestuesve dhe simpatizantëve të kryeministrit.

Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin.

Protesta u zhvillua jo vetëm në sallë, por edhe para vendit ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me Diasporën. Me pankarta, flamuj të PD-së, por dhe ata amerikanë, protestuesit theksuan rëndësinë e zërave të Diasporës në proceset politike në Shqipëri dhe kërkuan një angazhim më të madh nga ana e qeverisë për të adresuar çështjet që i preokupojnë.

Pas takimit me diasporën në New York, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti këtë të martë në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025,...
17:43 | 30/06/2026

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026