Magazina e drogës në Korçë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit
Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, të akuzuar për “Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve”.
Të katërt prej tyre janë arrestuar në flagrancë 3 ditë më parë në fshatin Voskop, brenda një magazine e cila shërbente për grumbullimin dhe magazinimin e një sasie të madhe droge.
E njëjta masë sigurie pritet të jepet ditë më vonë edhe për Sadriano Duçin, i cili vijon ende të jetë në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është kreu i grupit i cili ka funksionuar për më tepër se një viti në fshatin Voskop të Korçës, duke ndarë drogën në sasi të vogla e duke e shpërndarë atë në qytetet përreth.
Ka qenë organi i akuzës ai i cili ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë kjo e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.
Gjatë arrestimit në flagrancë janë sekuestruar 195 kg lëndë.
LEONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh