Rama me diasporën në New York, Haçkaj: E turpshme si shqiptari dhunoi shqiptarin
Florian Haçkaj, aktivist nga Diaspora e lirë (New York) komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë me diasporën shqiptare në SHBA.
Ai u shpreh se pamjet e nxjerrjes jashtë me forcë e disa djemve që protestuan brenda sallës ku Rama mbante fjalimin janë në të turpshme, pasi ata u dhunuan nga vetë shqiptarët që ishin mbledhur aty për të mbështetur Ramën.
“Protesta tregon shumë për diasporën, pati protesta jashtë, pati protesta brenda, unë jam shumë krenar, ata ishin djem nga Diaspora e lirë. Dhe patë edhe gjënë më të keqe që vetë njerëzit, pra shqiptarët kundër shqiptarëve ngrihen dhe dhunojë protestuesit, kjo është e turpshme. Qytetarët që janë aty, në momentin që kryeministri po bënte propagandë me votën e diasporës u ngritën dhe thanë ‘hajdut’. Po të isha kryeministër do i kisha dhënë mikrofoni dhe do thosha, prit çfarë kanë për të thënë ata, por jo, autokratët janë mësuar të shtypin me dhunë. Njerëzit që u çuan dhe i dhunuan ishin shqiptarë. Siguria, që ishte nga amerikanët, e ka për detyrë që t’i nxjerrë jashtë. Pamje të turpshme si shqiptari dhunon shqiptarin, por kjo nuk është diaspora”, tha Haçkaj.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik