Sainz triumfoi në Mexico përpara Norris dhe Leclerc
Spanjolli Carlos Sainz dominoi dhe triumfoi në “Mexico City Grand Prix” që u transmetua mbrëmjen e të dielës në Euronews Albania.
Piloti i Ferrari-t rekuperoi pozicionin e humbur në start ndaj Max Verstappen duke arritur fitoren e 4 në Formula 1, të gjitha me Scuderia’-n. Verstappen që kreu një start ëndërrash nuk e mbajti dot kreun më shumë se 9 xhiro.

Drama pasoi në pistë kur Verstappen përsëriti incidentet e Austin ndaj Lando Norris.
Por në rast se në Teksas, nuk u penalizua, këtë herë Kampioni në fuqi mori 20 seonda penalitet për manovrat jo sportive ndaj britanikut.
Në këtë situatë përfitoi Charles Leclerc dhe për shumë xhiro binomi i Ferrari-t zhvilloi një garë të qetë.
Kjo deri në momentin që Norris rriti presionin ndaj Leclerc duke e detyruar të gabojë në kthesën e fundit për humbjen e vendin e të dytë.
Ndërsa Norris u përpoq të arrinte Sainz, koha nuk mjaftoi dhe ai e mbylli garën 4.7 sekonda pas ish shokut të skuadrës. Leclerc plotësoi podin e dyfishtë për Ferrari-n përpara rivalëve të Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell.

7 herë Kampioni Botës fitoi një duel spektakolar në shtëpi në xhirot e fundit. Pas penalitetit prej 20 sekondash, Verstappen zhvilloi një garë në sulm për të limituar humbjet në një ditë të vështirë për Red Bull.
Ai e kaloi finishin në vendin e 6 duke lënë pas Haas dhe Kevin Magnussen që fitoi duelin në skuadër me Nico Hulkenberg që u rendit i 9-i.
Mes tyre u fut Oscar Piastri që në bordin e McLaren u nis nga vendi i 17. Zonën e pikëve e plotësoi francezi i Alpine, Pierre Gasly.
Ashtu si në garën numër 300 dhe atë numër 400, Fernando Alonso nuk e kaloi finishin.
Ai u detyrua të tërhiqej nga gara ashtu si Alex Albon dhe Yuki Tsunoda që u përplasën në start në kthesën e parë.

LEXONI GJITHASHTU:
- Leclerc dominoi në Austin, ndërsa Norris u penalizua në favour të Verstappen
- Norris vendos “pole position” përpara Verstappen në Austin
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta