English

Norris vendos “pole position” përpara Verstappen në Austin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lando Norris realizoi kohën më të shpejtë duke vendosur “pole position” në “United States Grand Prix”.

- Advertisement -

Piloti i McLaren ishte i paarritshëm në sesionin e 3 kualifikues që u mbyll me incidentin e George Russell në momentet e fundit. Norris mori vendin e parë me kohën 1’32”330 duke thyer kryesimin e Max Verstappen në sesionin e parë dhe të dytë kualifikues.

Mirëpo kur ai ishte më i ngadaltë në tentativën e dytë, askush tjetër nuk ishte në gjëndje të përmirësohej ndërsa flamuri I verdhë u shfaq pas daljes jashtë piste të Russell në kthesën 19. Fatmirësisht piloti i Mercedes nuk pati asnjë dëmtim nga ky incident.

Në këtë mënyrë Norris arriti të 7 “pole position” në karrierë dhe të 5 këtë sezon me një diferencë prej 0.031” nga Verstappen që la pas Carlos Sainz dhe Ferrari-n. Charles Leclerc plotësoi rradhën e dytë të nisjes përkrah spanjollit. Australiani i McLaren, Oscar Piastri dhe George Russell u renditën përkatësisht në vendet 5 dhe 6.

Provë force nga Pierre Gasly dhe Alpine që u vendosën në pozicionin 7 përpara Aston Martin të Fernando Alonso-s dhe Haas të Kevin Magnussen që u kualifikua për të parën herë këtë sezon në sesionin e 3 kualifikues. Ndërsa Sergio Perez nuk bëri më mirë se vendi i 10 për shkak të fshirjes së kohës pas daljes nga pista.

Yuki Tsunoda (RB) dhe Nico Hulkenberg (Haas) u eleminuan në përfundim të sesionit të dytë kualifikues. Ndërsa i kthyeri në pistë Liam Lawson (RB) u paraqit mirë në sesionin e parë por nuk vendosi asnjë kohë në të dytin edhe për faktin se ai do të niset i fundit pas ndërhyrjeve që janë bërë në motorrin e makinës së tij.

Në fund, befasia e këtyre Provave Zyrtare: eleminimi i Lewis Hamilton në sesionin e parë kualifikues. Kjo për shkak të vështirësisë që hasi sidomos në sektorin e dytë duke mos vendosur një kohë më të mirë se vendi i 16. Në këto kushte duket se do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që ai të arrijë fitoren e 6 në këtë pistë. Kjo është rradha e nisjes për “United States Grand Prix”:

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?