F1, Newey shpjegon pse zgjodhi Aston Martin në vend të Ferrari-t

5 Tetor 2024 | 20:02

Disa javë pas prezantimit te Aston Martin, Adrian Newey i kthehet edhe një herë sagës në kërkim të tij dhe refuzimin e ofertës së Ferrari-t për tu bashkuar me Lewis Hamilton në vitin 2025.

Në vazhdim të njoftimit në muajin Maj për largimin e tij nga Red Bull, spekullimet u shtuan aq shumë saqë përcaktuan edhe të ardhmen e dizenjatorit të njohur.

Një kandidat i fortë për shërbimet e tij ishte Ferrari që propozonte bashkimin e Newey-t me Hamilton.

Vetë Hamilton do të deklaronte se ishte një “privilegj” të punonte me Newey-n dhe ai ishte i paduruar për të nisur aventurën e re.

Me kalimin e javëve, opsioni Ferrari filloi të ftohej dhe ish skuadrat e Newey-t si Williams dhe McLaren shtuan insistimin për t’ja rrëmbyer rivalëve të Aston Martin.

Në prezantimin si Partner në Menaxhimin Teknik përkrah Lawrence Stroll në vitin 2025, Newey u pyet se sa seriozisht e kishte vlerësuar mundësinë e firmës te Ferrari përpara se të zgjidhte skuadrën me seli në Silverstone.

Duke ju referuar arësyeve që e shtynë, Newey citoi nevojën për një “sfidë të re”. Ai tregoi se kishte diskutuar gjatë me bashkëshorten për vendimin e fundit të karrierës dhe se zgjedhja e tij ishte e natyrshme.

Me Lawrence Stroll njihej prej kohësh dhe zakonisht kalonin orë sëbashku në palestër, sidomos në garat aziatike.

Anglezi legjendar u shpreh i lumtur për interesimin e skuadrave ndaj tij por pasioni, përkushtimi dhe entuziazmi i Lawrence dukeshin qartë në këmbënguljen e tij.

Atë cka më shumë se dy dekada më parë e bënin Frank Williams, Ron Dennis, Eddie Jordan apo dhe të tjerë, tani e realizon vetëm Lawrence Stroll që mbetet pronari unik i një skuadre në Formula 1, aktiv në pistë.

Newey do të fillojë punë në rolin e ri te Aston Martin në datën 1 Mars të vitit 2025.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026