Aksidenti me vdekje në Lezhë, arrestohet në spital 23-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin “Lezhë-Milot”, pranë fshatit Spiten, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën një 41-vjeçar.
Viktima është idenifikuar dhe rezulton banues në fshatin Ishull Lezhë.
Pas ngjarjes, autoritetet policore arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi 41-vjeçarin, shtetasin A. R., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ky i fundit, për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti, ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, por sipas burimeve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Lezhës për të vazhduar procedurat për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të 23-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni